
Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, është dorëhequr nga kjo detyrë. Burime jozyrtare bënë me dije se Veliu i ka komunikuar vartësve të tij se nuk do të jetë më në drejtimin e Agjencisë. Ai u emërua në këtë post në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ardi Veliu ka mbajtur postin e drejtuesit të Policisë së Shtetit në periudhën 5 shkurt 2018- 5 tetor 2021. (A2 Televizion)