Fotot e viktimave të Hamasit në auditorin e universitetit të Tel Avivit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 08:49 | Bota
Fotot e viktimave të Hamasit në auditorin e universitetit të Tel

Fotot e një mijë viktimave të Hamasit në universitetin e Tel Avivit. Këto janë fytyrat e izraelitëve të rrëmbyer, të zhdukur ose të vrarë nga Hamasi, të cilët zunë vendet e tyre në sallën e auditorit Smolarz të Universitetit të Tel Avivit. Është një ekspozitë me ndikim të lartë e organizuar nga sindikata e studentëve të universitetit, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

Secila prej karrigeve bosh në sallë mban imazhin e një viktime izraelite të sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ekspozita lindi me iniciativën e unionit studentor të universitetit, së bashku me një nismë ndërkombëtare të quajtur “Të bashkuar kundër terrorizmit”, e cila pretendon se ka organizuar demonstrata dhe ngritur ekspozita në universitetet kryesore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, për të “mbështetur përpjekjet e diplomacisë publike të Izraelit dhe për të ekspozuar tmerret e sulmit terrorist të Hamasit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos