Partizani fiton në transfertën e radhës që luajti në fushën e tij

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 17:02 | Futboll
Partizani fiton në transfertën e radhës që luajti në

Partizani ka fituar me rezultatin 1-2 ndeshjen e radhës në kampionat të cilën duhet ta kishte në transfertë përballë Erzenit, por që e luajti në fushën e tij, pasi shijakasit nuk kanë për momentin një stadium.

Cara kaloi të tijët në avantazh në minutën e 27 të takimit dhe dalja me të kuqe e Kahrimanovic në fund të pjesës së parë, duket sikur e mbylli historinë e këtij takimi.

Por Erzeni nuk ishte dakord me këtë rezultat. Në minutën e 64, pasi përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Partizanit, Meçja realizoi një gol shumë të bukur çka komplikoi ndeshjen për të kuqtë.

U desh një goditje nga këndi në minutën e 90 që Partizani të gjente sërish avantazhin dhe të mbyllte historinë e këtij takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos