E gjelbra është sfida për të ardhmen, teksa i mbarë globi po përballet me ndryshime klimatike. Mirëpo, në vendin tonë sa po përgatiten të rinjtë për këtë sfidë, sa dinë ata, sa të angazhuar janë. Një studim i kryer në disa shkolla, gjimnaze dhe universitete përgjigjet janë negative.
“52% e të rinjve sidomos kësaj grup moshe 18-24 vjeç shprehen të shqetësuar me çështjet e krizës klimatike. Grup moshës 8-11 vjeç i bëjnë përshtypje çështje që i kuptojnë më kollaj, si menaxhohen mbetjet, grup moshat 12-17 vjeç kanë parë çështje më komplekse si industria, transporti dhe si ndikojnë në mjedisin tonë dhe kështu mbi moshën 18 vjeç”, tha Eljona Elmazi, Drejtoreshë World Vision, Përfaqësuese e studimit.
Nga studimi është vërejtur se ndikimi në shkollë për krizën klimatike është i pamjaftueshëm duke i mbajtur të rinjtë kështu larg çështjeve me rëndësi. 46% e fëmijëve, 41% e adoleshentëve dhe 42% e të rinjve shprehen se i kanë të kufizuara njohuritë për ndryshimet klimatike. Rritja e edukimit dhe ndërgjegjësimit në shkolla sipas tyre është hapi i parë që duhet ndërmarrë.
“Mbi të gjitha është pjesa e edukimit dhe ndërgjegjësimit. Të rinjtë i kanë sjellë vet si zgjidhje duke filluar nga gjëra të thjeshta si të ndash plastikën, ecjen në këmbë, mbjelljen e pemëve etj. Shkolla me kurrikulën e saj duhet të jetë me tepër edukuese dhe më shumë informacion. Fëmijët kanë kërkuar më shumë aktivitete jashtë shkollore dhe gjithëpërfshirëse”, shtoi ajo.
Si fëmijët, adoleshentët apo dhe të rinjtë identifikojnë ricklimin dhe djegien e mbetjeve, impaktin negativ të bizneseve por dhe të transportit si faktor kyç në ndikimin në mjedis.
Sipas tyre qeveria duhet t’i jap rëndësi mendimit të të rinjve dhe përfshirjes në çështjet dhe vendimmarrjet për mjedisin, të cilat sipas tyre pothuajse nuk ekzistojnë. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   