Sulmi i 24 shtatorit, Presidentja Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 09:06 | Kosova
Sulmi i 24 shtatorit, Presidentja Osmani në Këshillin e Sigurimit

Presidentja, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në vend.

Në këtë takim, Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, Osmani pritet të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do të mbahet sot, në orën 21:00 me orën tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos