“High Five” Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Bisedime të vështira, takime të rëndësishme përpara në Bruksel

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 15:19 | Kosova
“High Five” Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Bisedime

Presidenti Aleksander Vuçiç, pas mbledhjes me të dërguarit e pesë vendeve të mëdha, tha se takimi ishte i vështirë dhe se në ditët në vijim pret që të ketë takime të rëndësishme në Bruksel.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë vizituar më parë Prishtinën.

Lajçak tha në Prishtinë se ka plan për vazhdimin e dialogut, duke shtuar se nuk mund të zbulojë detaje.

“Unë besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim,” shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Pas takimit, Lajçak foli shkurt para gazetarëve dhe tha se tema e vizitës ishte se si të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe ulje te tensionit në dritën e ngjarjeve të fundit.

Më herët para takimit, presidenti Vuçiç, duke shfrytëzuar një takim përvjetor të partisë së tij, do të theksonte se do të kishte një takim me “The Big Five” dhe se sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për të dhe për Serbinë, pasi ai e di se çfarë dhe pse vijnë përfaqësuesit. 

Nuk fle natën për shkak të kësaj, nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja. Por mund t’ju them se do të kërkojmë një rrugë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë.”

Tashme ngelet të zbradhet se çfarë propozimi ishte ai që u shkoi sot në tavolinë Kurtit dhe Vuçiçit, që njërin e bëri të binte dakord e tjetrin të qante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos