Berisha mungon, në seancën ndaj tij paraqitet vetëm avokati Genc Gjokutaj

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 12:08 | Aktualitet
Berisha mungon, në seancën ndaj tij paraqitet vetëm avokati Genc

Edhe pse u shpreh i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, Sali Berisha mungoi në seancën ndaj tij në GJKKO, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Ai do të përfaqësohet nga Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatë me prokurë nga ish-kryeministri.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzat ndaj të cilit, për kreun e Rithemelimit janë të pabaza, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos