Punësimi sezonal, nxënës dhe studentë përballuan sezonin në Vlorë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 11:06 | Aktualitet
Punësimi sezonal, nxënës dhe studentë përballuan

Mbyllja e sezonit të lartë turistik në Vlorë ka nxjerrë në pah mangësitë që kanë njësitë e shërbimit dhe ato të akomodimit për personel.

Ka mjaftuar panairi i parë i punës dhe arsimit në këtë qytet që subjektet private të afishojnë menjëherë vendet e lira të punës në fushën e shërbimeve në sektorin e turizmit, ku rezultuan të lira mbi 3 mijë vende pune.

Këto vende pune gjatë sezonit sipas drejtoreshës së zyrës së punësimit janë përmbushur nga nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, të cilët me nisjen e vitit shkollor kanë lënë vakant vendet e punës.

Por punësimi sezonal duket se nuk është zgjidhje për njësitë e shërbimit të Vlorës, të cilët kanë kërkesa dhe turistë edhe në muajt jashtë sezonit të lartë turistik.

Me sa duket, gjetja e punonjësve në përgjithësi dhe atyre të kualifikuar në veçanti do të vijojë të jetë një nga sfidat dhe problematikat më serioze për sezonin e ardhshëm turistik gjatë stinës së verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos