Grenell takon ministrin serb: Kurti të shpallë zgjedhjet në veri

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 17:14 | Ballkani
Grenell takon ministrin serb: Kurti të shpallë zgjedhjet në veri

Ish-i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell është duke zhvilluar një vizitë në Beograd, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Grenell bisedoi me Vuçeviç për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe vlerësoi shtimin e trupave të KFOR.

Gjatë takimit, Grenell pati dhe një thirrje për liderët më të lartë të Kosovës të cilëve iu kërkoi që të shpallin sa më shpejt datën e zgjedhjeve në 4 komunat e veriut dhe të formojë Asociacionin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos