All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rikthehet magjia e Champions League. Në fushë Real, Bayern dhe Inter

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:06 | Futboll
Rikthehet magjia e Champions League. Në fushë Real, Bayern dhe Inter
All - Paragraf - 1

Pas pushimit të kombëtareve, magjia e Uefa Champions League rikthehet sot në mbrëmje me duele titanësh.

Yje të futbollit botëror do të zbresin në fushë për ndeshjet e treta në grupet e Champions. Gjithçka nis në orën 18:45, me takimin Inter-Salzburg. Zikaltërit luajnë pa Cuadrado dhe Arnautovic, ndërsa Asllani, nëse ndëshkohet me karton të verdhë, mungon ndeshjen tjetër.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, Bayern udhëton në Turqi, ku do të përballet me Gallatasarajin. Gjermanët duan të sigurojnë fitoren e tretë radhazi, edhe pse detyra nuk do të jetë aq e lehtë.

Dueli më i fortë në letër është ai mes Sevilla dhe Arsenal, dy skuadra me objektiva dhe pritshmëri të larta do të matin forcat për kreun e grupit.

Ndërkohë, Real Madrid përballet me Bragën. Trajneri Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion Courtois, Militao, Guler dhe Ceballos.

All - Paragraf - 6

Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli luan me Unionin e Berlinit. Ndeshje e fortë është edhe ajo mes Benfica dhe Real Sociedad, ndërsa United sfidon Copenhagen.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos