18 ditë luftë, spitalet e Gazës prag kolapsi, nuk ka drita e as ujë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 12:20 | Bota
18 ditë luftë, spitalet e Gazës prag kolapsi, nuk ka drita e as

Lufta mes Izrealit dhe Hamasit, ka hyrë në një fazë ekstremisht të vështirë, në ditën e 18-të, me miliona vetë, në një krizë të vërtetë humanitare, me sulmet e ushtrisë izraelite që vetëm në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve palestinezë, kanë lënë të vdekur mbi 700 persona.

Shqetësimi më i madh në këto momente, edhe i agjencive kryesore të OKB-së, është ndalimi i operacioneve e ndërhyrjeve të menjëhershme, pasi spitalet nuk kanë më as energji elektrike, as naftë për gjeneratorët, as furnizimet e nevojshme për spital, nga uji i distiluar.

Edhe njëherë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsërit thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke nxitur Izraelin që të kërkojë edhe dorëheqjen e tij.

Mjekët në Gaza, po punojnë edhe sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, në kushte çnjerëzore, pasi në mes të një shiu bombash, pacientët e sidomos fëmijët, e kanë të domosdoshëm oksigjenin, që për çështje orësh, do të mbarojë.

Deri tani, po sipas autoriteteve palestineze, vetëm 8 nga 20 kamionët me ndihma drejt Gazës, kanë arritur të kalojnë kufirin përmes qytetit të Rafah.

Sipas OKB-së, 6 spitale kanë dalë jashtë funksionit, që nga nisja e luftës. Po sipas OKB-së, janë mbi 1 mijë pacientë çdo ditë që rrezikojnë jetën pasi varen nga dializa dhe mbi të gjitha, në rrezik është jeta e 130 bebeve, të ardhura në jetë para kohe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos