4 mijë fermerë më shumë të siguruar, skemat mbështetëse po nxisin sektorin drejt formalizimit?

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 18:39 | Ekonomi
4 mijë fermerë më shumë të siguruar, skemat

Për të përfituar nga rimbursimi i kostove të larta në bujqësi, fermerët po i drejtohen sigurimit dhe formalizimit.

Politikat e subvencionimit nga qeveria dhe programet e donatorëve, kanë nxitur fermerët të futen në skemën e sigurimeve shoqërore. Në 2022 sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numri i fermerëve të siguruar u rrit me rreth 4 mijë më shumë duke arritur në rreth 62 mijë e 70 fermerë.

Sigurimi i fermerëve vlerësohet në ecuri pozitive, por si mund të nxihet ky sektor më tej edhe drejt formalizimit?  

“Nuk ka lidhje me sa e kemi subvencionuar ne bujqësinë. Mund të kesh para pafund ta subvencionosh kështu siç, është por do të lëngoj. Bujqësia duhet ti kthehet një ritmi tjetër. A do ketë fermerë individë në vijim, patjetër”, tha Arben Shkodra.

Edhe pse me një rritje, numri i fermerëve të formalizuar përballë totalit ende qëndron i vogël. Nga rreth 430 mijë fermerë në vend, vetëm 96 mijë janë të pajisur me NIPT, thënë ndryshe 22.3% e tyre.

 “Imagjinoni që në këtë gamë të madhe të individëve 300 mijë operojnë krejtësisht jashtë radarit. Dhe duke qenë kështu dhe marrëdhënia midis individëve formal e informal krijon problematika. Është e domosdoshme që qeveria të hyj një reforme të thellë ta strukturojë”, shtoi Shkodra.

Mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos