Këmbehet për 105.66 lekë, monedha europiane nuk po rritet

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 15:17 | Ekonomi
Këmbehet për 105.66 lekë, monedha europiane nuk po rritet

Që prej fillimit të muajit tetor monedha europiane ka gjetur një stabilitet të ri, duke u luhatur kështu në nivelin e 105 deri në 107 lekëve.

Edhe javën e kaluar, por edhe në nisje të kësaj jave, euro vijon të mbesë poshtë nivelit të 106 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro po këmbehet për 105.66 lekë me një rënie 0.05 pikë krahasuar me fundin e javës kaluar.

Në shitje euro po këmbehet me 106.01 lekë, ndërsa po blihet me 105.29 lekë. Në rënie e kanë nisur javën edhe valutat e tjera si dollari amerikan, kanadez e ai Australian por dhe franga zvicerane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos