Dinamo vijon intensivisht stërvitjen në drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti. Kryeqytetasit kanë synim të dalin nga kriza dhe për këtë kthesa duhet të jetë që në derbin me Tiranën.
Përveç Mehmetit, Dinamo ka prezantuar si pjesë të sfafit Ilir Bozhiqin, si përgatitësin e portierëve, Fatjon Tafajn si ndihmëstrajner dhe Korrado Sakone, si përgatitës atletik.
Trajneri Mehmeti është i qartë se detyra do të jetë shumë e vështirë, por do të japë maksimumin për të ringritur skuadrën.
Sipas Mehmetit, në derbi nuk ka favoritë dhe kryeqytetasit besojnë se mund të bëjnë surprizën.
Dueli Tirana-Dinamo do të luhet të shtunën, në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. (A2 Televizion)
