
Pak muaj më parë, Kukësi-Vllaznia përkthehej në një duel pretendentësh, ndërmjet dy skuadrave që synonin ta mbyllnin sezonin me trofe.
Aktualisht veri-lindorët do të presin shkodranët në Kukës Arena me synimin ti largohen zonës së rënies nga kategoria.
Përballja që nis në orën 14:00 hap fazën e dytë të Kategorisë Superiore, teksa këtë të premte luhet edhe përballja ndërmjet Erzenit dhe Laçit.
Tre takimet e tjera të javës së dhjetë zhvillohen të shtunën, ku kryefjala është derbi Tirana-Dinamo. (A2 Televizion)