Shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz, në pranga dy të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:03 | Kronikë
Shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz, në pranga dy të rinj

Dy të rinj, të cilët shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vora 2”, u arrestuan E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

“Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis”, njofton policia e Tiranës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos