208 viktima nga tajfuni Rai që goditi Filipinet

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 08:05 | Bota

Ka shkuar 208 numri i viktimave nga tajfuni Rai në Filipine. Sipas raporteve të policisë kombëtare, të paktën 239 persona u plagosën dhe 52 rezultojnë të zhdukur për shkak të kalimit të tajfunit shkatërrues Rai nëpër rajonet jugore dhe qendrore të arkipelagut.

Më shumë se 300 000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre të enjten, pasi tajfuni arriti në qendër të vendit.

Një nga ishujt më të prekur nga Rai është Bohol, ku të paktën 80 njerëz kanë vdekur, tha guvernatori i provincës Arthur Yap. Shumë shtëpi u shkatërruan gjithashtu në ishujt Siargao, Dinagat dhe Mindanao, të shkatërruar nga stuhia që goditi vendin me erëra me shpejtësi 195 kilometra në orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos