Tentohet të goditet me raketa ambasada amerikane në Bagdad, njëra shkatërrohet në ajër

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 21:05 | Bota

Dy raketa janë lëshuar këtë të diel në drejtim të ambasadës amerikane në Bagdad, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Njëra nga raketat u shkatërrua në ajër nga sistemi antiraketor amerikan C-RAM, ndërsa tjetra ra në zonën e gjelbër, rreth 500 metra larg godinës së ambasadës, duke shkatërruar dy automjete të parkuara.

Ky ngjarje vjen dy javë pas paralajmërimeve për sulme të mundshme nga milicia e mbështetur nga Irani. Sipas Jerusalem Post, grupet e mbështetura nga Irani caktuan Vitin e Ri si afatin e fundit të tërheqjes së forcave amerikane nga Irani.

Një zyrtar amerikan tha për Reuters se sistemi antiraketor rrëzoi njërën nga raketat, ndërsa për sulmin ka nisur një hetim për zbulimin e vendit të lëshimit të raketave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos