21 fitore radhazi për Manchester City

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 23:09 | Futboll
21 fitore radhazi për Manchester City

Manchester City mposhti me rezultatin 4-1 Wolverhampton, duke arritur fitoren e 21-të radhazi në ndeshje zyrtare dhe duke u shkëputur plot 15 pikë nga vendi i dytë në Premier League, që mbahet nga Manchester United.

Fitorja për ekipin e Guardiolës erdhi vetëm në 10 minutat e fundit, kur Gabriel Jesus (dy gola) dhe Mahrez, i dhanë 3 pikët e radhës kryesuesve të kampionatit anglez.

Më parë, autogoli i Dendoncker (15’) kishte kaluar në avantazh Cityn, por në minutën e 61, Coady barazoi shifrat 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos