Ibrahimovic “fton” edhe Lukakun në Sanremo: S’kam asnjë problem personal

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 17:30 | Futboll
Ibrahimovic “fton” edhe Lukakun në Sanremo: S’kam

Milani ka mbetur sërish pa Ibrahimovic në sulm, pas një dëmtimi muskulor që ka pësuar lojtari në ndeshjen e fundit nga Romës. Megjithatë, gjiganti suedez do të marrë pjesë në Sanremo, ku do të jetë i ftuar në të gjitha netët.

Në intervistën para festivalit, sulmuesi i Milanit është pyetur edhe për përplasjen që pati në fushën e lojës me Lukaku, në ndeshjen e Kupës së Italisë. 39-vjeçari është shprehur se nuk ka asgjë personale me futbollistin belg, madje e ka ftuar atë edhe në Sanremo.

https://a2news.com/2021/01/26/perpalsen-fizikisht-gjigantet-ne-derbi-lukaku-i-terbuar-ndaj-ibres/

“Nuk kam asnjë problem personal me Lukakun. Ato që ndodhin në fushë, mbeten aty, ndaj nëse dëshiron është i mirëpritur në Sanremo. Është një eksperiencë e re për mua dhe nuk e di çfarë më pret, megjithatë jam i sigurt që do të argëtohemi shumë. Sigurisht që më mirë do të ishte të luaja futboll dhe të shënoja gola”, u shpreh suedezi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/27/ibra-vs-lukaku-shperthen-rrjeti-pas-duelit-per-fronin-e-milanos/

A2 CNN Livestream

Latest Videos