21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, detaje nga ceremonia e së dielës, kur Begaj do të marrë detyrën e Presidentit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 11:55 | Politikë
21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, detaje nga ceremonia e

Presidenca ka zbuluar programin e ceremonisë së të dielës, ku Ilir Meta do t’i lërë detyrën e Presidentit të Republikës Bajram Begajt.

https://a2news.com/2022/07/24/dita-e-fundit-si-president-meta-mesazh-shqiptareve-nder-dhe-privilegj-te-sherbeja-per-5-vite-ne-krye-te-shtetit/

Mësohet se ceremonia do të nisë rreth orës 19:15, ndërsa pritet të zgjasë rreth 45 minuta.

https://a2news.com/2022/07/21/meta-nuk-humb-kohe-nga-presidenca-menjehere-ne-konventen-e-lsi/

“Nesër, e diel 24 korrik 2022, në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj.

Ceremonia sipas programit më poshtë, do të mbulohet me regji qendrore, dhe frekuencat satelitore për sinjalin do t’ju dërgohen nesër të gjitha mediave të interesuara.

PROGRAMI I CEREMONISË SË FILLIMIT TË DETYRËS NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ

18:45 - 19:15-  Mbërritja e të ftuarve

19:15  - Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 - Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 - Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 - Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 - Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 - Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 - Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 - Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë 20:00 - Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos