
Një 22-vjeçare nga Korça raportohet se ka humbur jetën nga koronavirusi të martën. E reja ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose Covid2, ku ishte edhe në intubim prej 3 javësh.
Sidorela Koça ishte shtatzënë, por fatmirësisht foshnja i ka mbijetuar operacionit. Mjekët e kanë operuar gjatë kohës që ishte në intubim, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)