Dëbora mbulon sërish Kukësin, disa zona pa energji elektrike

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 09:22 | Aktualitet

I gjithë territori i qarkut të Kukësit, është përfshirë nga reshje bore, që në orët e para të ditës së sotme.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë qarkun, ndërsa nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Përjashtim bëjnë fshati Bushtricë në Kukës, Tropoja e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj në Bashkinë Tropojë dhe fshati Zarisht në Has. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos