
Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit në ditën e 23-të të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)
- Sipas forcave ushtarake të Ukrainës, Rusia lëshoi 6 predha ndaj Lvivit mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në Facebook, ushtria ukrainase bën me dije se dy prej tyre janë kapur nga sistemet mbrojtëse.
- Në ditën e 23-të të luftimeve në Ukrainë, prej futjes së trupave ruse, 14 200 ushtarë rusë kanë humbur jetën. Shifrën e dha Ministria ukrainase e Mbrojtjes, edhe pse shërbimet inteligjente perëndimore vlerësojnë se është më e ulët se kaq.
- Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se numri i viktimave civile në Ukrainë, deri tani është të paktën 816.
- Ukraina nuk do të tërheqë aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me Rusinë për përfundimin e luftës.
- Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov në një intervistë për mediat perëndimore u shpreh se nuk beson se presidenti Putin është serioz në bisedimet e paqes dhe me shumë mundësi nuk do të ofrojë një zgjidhje që do t’i shkojë për shtat popullit të Ukrainës.
- Çdo dërgesë me armë që do të tentojë të hyjë në Ukrainë nga jashtë, do të jetë një objektiv legjitim për t’u shkatërruar nga Rusia.
- Forcat ruse kanë hyrë në orët e fundit në qendër të Mariupolit dhe duket se kanë marrë kontrollin e qytetit portual, i cili prej ditësh ishte kthyer në qendrën e luftimeve mes palëve.
- “Faza aktive e luftës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh”. Kjo ishte deklarata më e fundit në rrjetet sociale e këshilltarit të zyrës së presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych.