Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përuruar ditën e premte një mrekulli të re të arkitekturës, një urë të varur e cila quhet Ura "Çanakkale 1915".
Ura "Çanakkale 1915" lidh me njëra-tjetrën kontinentet e Azisë me Evropën. Ajo është e gjatë 4.608 metra dhe për ndërtimin e saj kanë punuar rreth 5.100 punonjës dhe 740 makineri.
Ky projekt mund të konsiderohet si ura e varur më e gjatë në botë dhe njihet si "ura e simboleve" edhe për shkak të veçorive të saj dhe detajeve inxhinierike.
Hapësira e mesme prej 2.023 metra e urës simbolizon 100-vjetorin e themelimit të Republikës ndërsa kullat prej çeliku 318 metra simbolizojnë 18 mars 1915 kur u shënua Fitorja Detare e Çanakkalasë. (A2 Televizion)