Aksident tragjik në Kashar, 3 persona humbin jetën pasi makina del nga rruga

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 01:55 | Kronikë
Aksident tragjik në Kashar, 3 persona humbin jetën pasi makina del nga

3 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orës 23:30 në kodër-Kashar.

Policia thotë se mjeti i drejtuar nga një 27-vjeçar, me inicialet Z. M., ka dalë nga rruga pasi shoferi ka humbur kontrollin.

Si pasojë kanë ndërruar jetë tragjikisht 3 pasagjerë në këtë makinë, (L. S., I. S dhe D. D.), ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos