
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 213 raste të reja me koronavirus në 741 testime të kryera. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup, i ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona.
Deri më tani në vendin fqinj janë kryer 365 599 testime për COVID -19 dhe prej tyre janë prekur 73 851 persona, janë shëruar 50 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 147 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 21 658. (A2 Televizion)