
Maqedonia e Veriut pritet të shtojë masat shtrënguese në vend, për të parandaluar pandeminë e koronavirusit, e cila vazhdon të shkaktojë viktima dhe shumë të infektuar të rinj.
Kështu, Komisioni për Sëmundje Infektive i rekomandoi qeverisë disa masa të reja, ku përfshihen mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në orën 18:00 dhe ndalimin e grumbullimeve në shtëpi gjatë festave.
Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor e deri më 21 janar.
“Rekomandimet për masa restriktive janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelierike, rekomandime për grumbullimet publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e ndryshëm të punës dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelierike”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. (A2 Televizion)