26-vjeçarja kolumbiane arrestohet sapo vë këmbën në Rinas, i gjejnë drogë në çantë

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 11:46 | Kronikë
26-vjeçarja kolumbiane arrestohet sapo vë këmbën në

Një vajzë e re nga Kolumbia, e cila po hynte në Shqipëri përmes Rinasit, është vënë në prangat e policisë.

Burimet zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, asaj iu gjet në çantën e dorës, një sasi kanabis.

Në pranga raportohet se ra shtetasja me inicialet C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/29/jam-viktime-e-prostitucionit-kapet-ne-rinas-24-vjecarja-me-dokumente-false-do-ti-perdorte-ne-angli-per-te-kerkuar-azil/

A2 CNN Livestream

Latest Videos