Lekë për një vend në varrezat e vjetra të qytetit, në pranga tekniku i Bashkisë në Durrës

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 09:39 | Kronikë
Lekë për një vend në varrezat e vjetra të qytetit,

Tekniku i zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit. 60-vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi.

Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.

“DVP Durrës: Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

Ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetase tjetër (e infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për sigurimin e një vendi varrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos