26 vjet në arrati, arrestohet në Francë i kërkuari për gjenocid

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 20:40 | Bota

Një person i dyshuar për gjenocid në Ruanda u arrestua të shtunën në Paris, 26 vjet pasi ishte në arrati.

84 vjeçari Felicien Kabuga është akuzuar për financimin e milicive në Ruanda që masakruan më shumë se 800 mijë civilë. Ai konsiderohej si një ndër personat më të kërkuar në Ruanda dhe SHBA kishin caktuar një shpërblim 5 milionë dollarë për kapjen e tij.

Ai jetonte në Francë prej shumë kohësh me identitet të rremë, deri kur u arrestua nga policia në një apartament në Asnieres-Sur-Seine

Kabuga është paditur në vitin 1997 për 7 akuza, përfshirë këtu gjenocid dhe bashkëpunim dhe nxitje për të shkaktuar gjenocid, në lidhje me ngjarjet e vitit 1994 në Ruanda.

Dy grupet kryesore etnike në Ruanda, hutut dhe tutsis, kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie antagonistike dhe u përfshinë në një luftë civile në fillimet e viteve 1990.

I njohur si një biznesmen, Kabuga akuzohet se ka financuar milicitë që masakruan 800 mijë tutsis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos