Politika shqiptare vijon të mbetet e përçarë në lidhje me datat e shpalljes së Pavarësisë dhe çlirimit të vendit. Mazhoranca, por edhe presidenti Ilir Meta dhe LSI-ja i qëndrojnë datave të regjimit komunist për të kryer ceremonitë e rastit, përkundër opozitës së djathtë që të festat i kremton më 28 nëntor. Por një tjetër fakt na vjen nga historiania Nevila Nika. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN ajo tha se në dy vitet e para pas çlirimit të vendit përkatësisht në vitet 1944 dhe 1945 të dy festat janë kremtuar më 28 nëntor. Sipas saj në këtë debat ka ndërhyrë politika. (A2 Televizion)
28 apo 29 nëntori? Nika: Faktet tregojnë që në 1944 e 1945 është kremtuar 28 nëntori për të dyja festat
