Sikur të mos mjaftojë varfëria dhe mungesa e përkrahjes, tri familje në fshatin Shtyllë të Korçës kanë mbetur në qiell të hapur në këtë periudhë dimri. Zjarri shkrumboi banesat e tyre, ku i vetmi ngushëllim është fakti që nuk patën dëme në njerëz. Ndërsa gjithçka tjetër u bë hi. Banorët apelojnë për ndihmë. (A2 Televizion)
Shkrumbohen 3 banesa,13 persona në qiell të hapur në fshatin shtyllë
