28 ditë luftime, çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 22:29 | Ballkani
28 ditë luftime, çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit në ditën e 28-të të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)

  • Presidenti Joe Biden, pritet të vendosë shumë shpejt kufizime ndaj 300 anëtarëve të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus. Këto sanksione do të shpallen të enjten gjatë vizitës së Biden në Bruksel.
  • Zyrtarët ukrainas akuzojnë trupat ruse se plaçkitën dhe shkatërruan një laborator në termocentralin bërthamor të Çernobilit. Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit u shpreh se rusët kishin dëmtuar laboratorin e tyre analitik, i cili përpunonte mbetje radioaktive.
  • Guvernatori i Luhanskut në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. Luhansk ndodhet në rajonin e Donbasit, i kontrolluar nga prorusët, ku janë kryer luftimet të ashpra që prej fillimit të agresionit rus.
  • Ushtria ruse e Vladimir Putin humbi një tjetër komandant në Ukrainë. Koloneli Alexei Sharov ishte drejtues i 15-të i lartë ushtarak, që nga nisja e luftimeve, rreth 1 muaj më parë.
  • Presidentin Putin ka aktivizuar ekipet e ekzekutorëve për të qëlluar pa paralajmërim ndaj çdo ushtari rus që largohet nga lufta në Ukrainë. Për të ndaluar dezertimin e ushtarëve rus janë dërguar dhe forcat speciale çeçene.
  • Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka në plan që të nisë shitjen e gazit vetëm në këmbim të rublës, për shtetet jo miqësore. Ky vendim shihet si kundërpërgjigje për ngrirjen e aseteve ruse nga shtetet kryesisht perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
  • Një gazetare ruse, e cila po raportonte nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është vrarë ditën e sotme. Oksana Baulina po filmonte shkatërrimet në distriktin e Podolskit, kur trupat ruse bombarduan zonën.
  • Moska ka njoftuar se do të dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia dhe gjithashtu do t’i deklarojë “non grata”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse.
  • Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi se qeveria amerikane ka dalë në përfundimin se “anëtarë të forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”.

A2 CNN Livestream

Latest Videos