29 të infektuar, Serie A përgatitet për rikthimin nën alarmin e Covid-19

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 20:03 | Futboll
29 të infektuar, Serie A përgatitet për rikthimin nën

Thuajse të gjitha skuadrat e Seria A kanë lojtarë të cilët kanë rezultuar me koronavirus gjatë ditëve të fundit. 29 futbollistë janë aktualisht pozitivë ndaj virusit duke nisur nga Genoa që është skuadra më e prekur. Të 14 lojtarët në klubin ligurian nuk janë shëruar ende.

Inter prej ditësh ka konfirmuar 6 futbollistë pozitivë. Po ashtu, Napoli, Milan, Verona, Lazio, e Specia kanë lojtarë të infektuar. Së fundmi, Covid-19 është futur edhe te skuadra e Romës. Mesfushori Amadou Diawara ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, menjëherë, pasi është kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Guinesë.

“Pasi u ktheva nga grumbullimi me kombëtaren, për fat të keq rezultova pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë jam asimptomatik”, ka shkruar lojtari në një postim në rrjetet sociale.

Serie A rikthehet në fundjavë me fokusin te derbi i Milanos, por gjithashtu pret të mësojë edhe fatin e ndeshjes Juventus-Napoli. Një lajm i mirë për skuadrat e futbollit, të mbushura me të infektuar, është ulja e karantinës, e cila tashmë në Itali është 10 ditë, nga 14 që ishte më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos