
Mëngjes aksidentesh me pasoja në humbje jete ka qenë ky i sotmi në vend. Bilanci është tre viktima në 3 aksidente të ndryshme në vetëm pak orë. Aksidenti i fundit u regjistrua në Mjull Bathore, ku kamionçina është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 32-vjeçari me iniciale H. D.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Në rrugën “Shaban Bardhoshi”, 40-vjeçari Sajmir Thaçi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar 25-vjeçarja Marjana Sahitaj, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Më herët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e pëprlasjes nga një automjet në aksin rrugor “Levan-Tepelenë. (A2 Televizion)