Hyn me makinë në oborrin e banesës dhe përplas të renë për vdekje

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 07:46 | Kronikë
Hyn me makinë në oborrin e banesës dhe përplas të

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Në rrugën "Shaban Bardhoshi", shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

https://a2news.com/2022/08/31/aksident-me-vdekje-ne-fier/

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Policia njoftoi: "U arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Thaçi, 40, banues në Tiranë,, sepse në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke drejtuar nën efektin e lëndëve narkotike, mjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me portën e një banesë dhe ka hyrë në oborin e banesës, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndrruar jetë në spitalin e Traumës".

Ky është aksident i dytë me viktima vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm në vend, pas atij të ndodhur në Fier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos