All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

3 javë në spital, shtohet frika për yllin hollivudian

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 20:50 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Gjendja shëndetësore e aktorit Jamie Foxx vijon të jetë shqetësuese. Tre javë pas shtrimit në spital për një “urgjencë mjekësore”, ylli hollivudian vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, sipas “TMZ”.

Familja po e mban sekret situatën, por burime pranë Jamie Foxx kanë thënë që tashmë kanë nisur lutjet për të.

All - Paragraf - 3

Foxx po xhironte disa javë më parë një film të ri, së bashku me aktoren e famshme Cameron Diaz, ndërkohë që po punonte edhe për një spektakël të ri televiziv.

55-vjeçari ka fituar një çmim Oscar si aktori më i mirë, për performancën e tij në filmin “Ray”. Mes shumë roleve që ka interpretuar, spikasin ato në filmat “Django Unchained”, “Collateral”, “Miami Vice”, “Stealth”, “The Soloist”, “Baby Driver” e “Just Mercy”.

Përveç kinematografisë, Foxx ka publikuar edhe disa albume muzikore, mes të cilëve “Unpredictable” dhe “Intuition”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos