Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow pa dyshim ka qenë në qendër të vëmendjes për rolet e saj në shumë filma të njohur, por ka qenë jo pak e përfolur për shkak të romancave përtej sheshxhirimit.
Aktorja ka pasur një lidhje gati 2-vjeçare dashurie me aktorin shumë të dashur Brad Pitt. Ajo u takua me Pitt në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1995 "Seven", të cilin e përshkroi si "dashuri e madhe me shikim të parë" dhe "të çmendur". Ajo tregon se e mban mend shumë mirë propozimin për martesë që i ka bërë.
“Një natë ishim në ballkonin e kësaj shtëpie që kishim marrë me qira në këtë qytet të vogël në Argjentinë. Do të doja ta mbaja mend saktësisht atë që ai tha, por di që ai më propozoi dhe ishte fantastike, u emocionova. Ne kishim folur për këtë, por u befasova në moment, e mbaj mend këtë. Duhet të kem qenë 24 vjeç”, ka treguar aktorja.
Dyshja u nda në 1997 para se të shkonin në altar dhe duke u kthyer pas në kohë, tregon se ishte vendimi i duhur.
“Kur shikoj prapa, isha vërtet një fëmijë, me të vërtetë jo më shumë se 22-24 vjeç. Unë me të vërtetë nuk kisha eksploruar kush isha, çfarë ishte e rëndësishme për mua, cilat ishin kufijtë e mi. (...)Ishte gjëja e duhur në atë kohë, por ishte vërtet e vështirë”, tha ajo.
Sa i përket Affleck-ut, bashkëpunëtorit të saj në "Shakespeare in Love", me të cilin ajo ishte në një lidhje nga viti 1997 deri në vitin 2000, Paltrow tha se ai dhe Pitt ishin “puthës të mrekullueshëm” dhe se e kishte të vështirë të vlerësonte se kush ishte më superior në shtrat.
"Me Brad kisha një lloj kimie, dashuria e jetës sime në atë kohë e ndërsa dhe Ben atëherë ishte teknikisht i shkëlqyer", qeshi ajo.
"Nuk mund ta besoj se vajza ime po e dëgjon këtë!", shtoi.
Ajo tregon se gëzon respekt për të dy. Paltrow më pas u martua me muzikantin Chris Martin në vitin 2003. Ata u divorcuan në vitin 2016 dhe dy vjet më vonë u martua me producentin Brad Falchuk. (A2 Televizion)






