Kit Harington zbuloi disa detaje interesante mbi sezonin e fundit të serialit “Game of Thrones”.
Aktori 32-vjeçar, i cili interpretoi Jon Snow-n, tha për “The Hollywood Reporter” se skena e fundit mes personazhit të tij dhe Daenerys Targaryen u desh 3 javë që të xhirohej. Bëhet fjalë për momentin dramatik kur Jon Snow përballet me Daenerys për shkatërrimin e Tokës së Mbretit dhe në fund e vret atë.

“E kemi xhiruar shumë atë skenë. Ishte vetëm një faqe e gjysmë dialog, por shpenzuam 3 javë për xhirim. Donin që të xhironin çdo kënd të mundshëm, çdo mënyrë… Kur xhiron të njëjtën skenë të shkurtër për kaq shumë kohë duhet shumë përqendrim”, tha Harington. (A2 Televizion)