Madonna mbush 61 vjeç dhe i “çmend” të gjithë, ende në formë perfekte

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 18:29 | Showbiz

Madonna, ylli i muzikës pop, aktore e regjisore, por edhe shkrimtare, ka mbushur 61 vjeç ditën e sotme, më 16 gusht.

Pavarësisht se vitet kalojnë, “Mbretëresha e pop”-it tregon se është ende në superform. Me anë të një video të postuar ditën e sotme në llogarinë e “Instagramit”, ajo ka treguar elasticitetin e pabesueshëm fizik.

Ajo duket e gatshme për nisjen e turneut të saj botëror me titull “Mademe X”, i cili do hapë siparin më 12 shtator në Nju Jork.

Madonna, në karrierën e saj ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë kështu artistja femër me më shumë albume të shitura në të gjitha kohërat, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos