3 ministri mobilizohen për ndalimin e fishekzjarrëve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 11:33 | Aktualitet
3 ministri mobilizohen për ndalimin e fishekzjarrëve

Ndërsa afrohen festat e fund-vitit, Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes dhe e Ekonomisë dhe Financave kanë ndërmarrë një sërë masash për të ndaluar hedhjen në treg të disa llojeve të fishekzjarrëve.

Kështu, sipas një njoftimi zyrtar, në urdhrin e përbashkët të tre ministrave është specifikuar se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë:

  1. Të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet.
  2. Të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos