Avokati Visha: E drejta po blihej me para, erë e re në drejtësi

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 13:51 | Aktualitet
Avokati Visha: E drejta po blihej me para, erë e re në drejtësi

Avokati dhe pedagogu Sajmir Visha ishte në një lidhje direkte në “Ditarin” e orës 13:00 në A2. Ai dha opinionin e tij për gjendjen aktuale në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e institucioneve të reja, të cilat mesa duket janë përsëri në vështirësi.

Nuk kemi problem për ngritjen e institucioneve të reja në lidhje me reformën në drejtësi. Muaji dhjetor ishte një muaj suksesi ku kanë marrë rrugë 3 institucionet kryesore. Vlen për t’u theksuar ngritja e menjëhershme e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë 3 institucionet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pas datës 10 shkurt, 2019, do të kemi për herë të parë gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha avokati.

Por ç’po ndodh me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi? Gjykata Kushtetuese nuk ka anëtarë zëvendësues…

Nuk ka rëndësi, pasi kuorumi tashmë ekziston. Mjafton ngritja e institucionit. Kuorumi është ai që duhet të jetë gati. Unë mendoj se më mirë të jemi një muaj apo dy muaj pa Gjykatë të Lartë apo Gjykatë Kushtetuese, pasi nuk vazhdohej më me këto institucione, të cilat e groposën sistemin në drejtësi, humbën shpresën te populli. E drejta blihej me para. Me ngritjen e institucioneve të reja do të rikthehet besimi I qytetarëve të drejtësi”, tha Visha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos