Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ka informuar sonte mbi takimin e tij me një grup studentësh dhe pedagogët të Fakultetit të Gjeologjisë.
Në postim Rama falënderon studentët “me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun”.
Sipas Kryeministrit takimi ka qenë i frytshëm, ai mësoi “gjëra të reja, por mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin”.
Më vonë në rrjetet sociale u shpërnda një deklaratë e Unionit Studentor të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, që duke quajtur veten si përfaqësuesit legjitim të studentëve të fakultetit, mohuan që takimi i Kryeministrit të jetë zhvilluar me pëlqimin e tyre, madhe duke e cilësuar si “të turpshëm” takimin e sotëm të kryeministrit me një grup studentësh.

“Nuk jemi ne grevëthyesit e parë!”, shkruhet në deklaratën e tyre, dhe shtohet që protesta vazhdon pa negociata deri në plotësimin e 8 pikave. (A2 Televizion)