Meta, “mesazh” i ri për Qeverinë: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, kërkesat legjitime

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 19:03 | Aktualitet
Meta, “mesazh” i ri për Qeverinë: Zëri i

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë fjalës së mbajtur sot pasdite në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike, nënvizoi edhe një herë mendimin e tij për kërkesat e studentëve që po protestojnë prej 13 ditësh.

“Nuk mund të shmang apelin për të reflektuar me maturi për protestën që po ndodh në disa qytete. Ka një konsensus publik që sheh kërkesat e tyre si të drejta legjitime, dhe të realizueshme. Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë”, deklaroi Meta.

Presidenti vazhdoi fjalimin duke theksuar që ka besim në reflektimin e Kuvendit “për të realizuar këto kërkesa të drejta, në interesin jo vetëm të studentëve por të gjithë vendit”.

Sipas presidentit, pasuria më e madhe duhet të jetë rinia, dhe pa një arsim sa më cilësor dhe aksesueshëm dhe pa investim në kapitalin njerëzor Vendi “do ta ketë të vështirë një rritje ekonomike të qëndrueshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos