3 të shtruar në Infektiv me Covid-19, 11 raste në 24 orë

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 18:14 | Aktualitet
3 të shtruar në Infektiv me Covid-19, 11 raste në 24 orë

Asnjë humbje jete dhe 11 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 142 qytetarë aktivë me Covid19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

25 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë.

Janë 142 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Janar 2023)

Raste të reja ditore               11

Të shëruar në 24 orë             26

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       464

Testime totale                   2,028,873

Raste pozitive                      333,196

Raste të shëruara                  329,458

Raste Aktive                             142

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    109

Fier                           13

Vlorë                         10

Lezhë.                       3

Korçë.                       2

Gjirokastër.              2

Berat.                        1

Shkodër                 1

Durrës.                      1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos