Pak centimetra nga vdekja, momenti kur avioni i shpëton predhës

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 13:10 | Aktualitet
Pak centimetra nga vdekja, momenti kur avioni i shpëton predhës

Momenti kur një avion luftarak kongolez i shpëton predhave për pak centimetra është kapur në kamera. Ngjarja ndodhu të martën, kur ushtria e Ruandës qëlloi drejt një avioni ushtarak nga Republika Demokratike e Kongos, që sipas tyre kishte shkelur hapësirën ajrore.

Video u realizua nga dëshmitarët okularë, që panë sesi predha për pak sa nuk e goditi objektivin dhe shpërtheu në ajër, teksa avioni vijoi fluturimin. Kongo hodhi poshtë akuzat se kishte shkelur hapësirën ajrore të Ruandës.

Të dy shtetet kanë marrëdhënie të tensionuara që prej shpërthimit të një rebelimi në Kongo. Ky i fundit, ekspertë të OKB-së dhe shtetet perëndimore akuzojnë Ruandën se mbështet grupimin rebel M23 në lindje të Kongos, që ka marrë kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave vitin e kaluar. Ruanda i hedh poshtë akuzat. (A2 Televizion)

https://youtu.be/TFgqdN4FNgg

A2 CNN Livestream

Latest Videos