3 vite pas tërmetit, procesi i rindërtimit larg përfundimit në Durrësit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 13:27 | Aktualitet
3 vite pas tërmetit, procesi i rindërtimit larg përfundimit

Tre vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të viti 2019, në Durrës, një prej zonave më të prekura nga dëmet dhe humbjet e jetëve njerëzore, dëmet e shkaktuara nga tërmeti, janë të freskëta sikur të kishin ndodhur dje.

E ndërsa objektet flasin me heshtje, familjarët që enden prej vitesh më shpresën se banesat e tyre do të riparohen, tregojnë për A2 CNN, kalvarin, vuajtjet dhe pritjet pa i sqaruar njëri.

Prej tre vitesh, rindërtimi në Durrës ka qenë kryefjala e pushtetit qendror dhe atij vendor. Por shifrat tregojnë se përfundimi i këtij procesi është ende larg.

Sikur të mos mjaftojë numri i lartë i pallateve që presin të riparohen, shumë kryefamiljarë të tjerë janë ende të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

Dikur i kanë dëmshpërblyer me 500 mijë lekë të reja për t’i riparuar. Ndërsa tani u është vënë në diskutim qëndrueshmëria e godinave.

Statistikat mbeten të paqarta e jo transparente, pasi kalimi nga një nivel dëmtimi në tjetrin, e ndryshimet e bëra sipas përllogaritjeve të pushtetit lokal apo institutit të ndërtimit, e kanë bërë të paqartë këtë proces.

Fakti që mbetet është se nga 4 mijë e 900 familje që u trajtuan pas tërmetit me bonus qiraje për shkak se banesat u dolën të pasigurta për të jetuar, sot në listat e bashkisë rezultojnë të marrin këtë bonus më shumë se gjysma e tyre.

Pra 2900 familje vijojnë të trajtohen sërish me bonus qiraje. Ky fakt, ndoshta është e dhëna kryesore që procesi i rindërtimit do të vijojë të mbetët i tillë edhe për shumë kohë, ndërsa familjet do të vijojnë të presin me shpresë për një kohë ende të pacaktuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/18/rindertimi-rama-gati-blloku-i-dyte-i-banesave-ne-kavaje-do-te-strehohen206-familje/
https://a2news.com/2022/01/22/te-pastrehe-nga-termeti-180-familje-presin-prej-26-muajsh-rindertimin-e-banesave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos