Një prej zgjedhjeve të Lonely Planet, është ishulli në Evropën jugore, MaltaNë listë renditet një destinacion interesant nga kontinenti afrikan, GanaParque Nacional Naturales, Kolumbi: Vendi i Amerikës së Jugut ka më shumë se 50 parqe kombëtare, nga xhunglat e deri te plazhet me rërë të bardhëFukuoka, Japoni: Lonely Planet zgjodhi të anashkalojë Tokion në favor të Fukuokas Nova Scotia, Kanada: Një destinacion perfekt për adhuruesit e natyrësXhamajka: Shquhet për plazhet tropikale, por këtë herë sugjerohet për pjesë të tjera të panjohura, si pyjet dhe ujëvaratShqipëria: Megjithëse nuk është aq e njohur sa fqinjët e saj, Greqia dhe Italia, Lonely Planet thekson se Shqipëria është e mbushur plot me histori, kulturë dhe natyrë mbresëlënëseDominika: Ky ishull i Karaibeve është i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe vullkanetDresden, Gjermani: Ky qytet dallon për arkitekturën e tij të jashtëzakonshmeZambia: Edhe pse është më e njohur për Ujëvarën Viktoria, Zambia është gjithashtu shtëpia e Parkut Kombëtar Kafue, ku jetojnë luanë, elefantë dhe kafshë të tjera të egraAlaska: Shteti i 49-të dhe më i madhi i SHBA-së, si dhe maja më e lartë në Amerikën e VeriutMontevideo, Uruguai: Në vendin e dytë më të vogël të Amerikës së Jugut, mund të gjeni ushqim dhe verë fantastikeMarsejë, Francë: Bazilika e Notre-Dame de la Garde ka një nga pamjet më fantastike nga deti MesdheSidnei, Australi: Pishinat dhe bukuritë e tjera natyrore tërheqin turistë në çdo stinëStamboll, Turqi: Jo vetëm që ia vlen të vizitohet ky qytet dinamik, por Lonely Planet sugjeron të merrni një tren që lidh Stambollin me Sofjen, kryeqytetin e Bullgarisë, për një itinerar më të gjatëJordani: Sugjerohen vendet e trashëgimisë së UNESCO-s të Petrës dhe qytetit të AmanitRaja Ampat, Indonezi: Ky rajon ekuatorial është i njohur për shkëmbinjtë nënujorë dhe biodiversitetin detarMançester, Mbretëria e Bashkuar: Një destinacion perfekt për adhuruesit e artit dhe ushqimit të mirëHalkidiki, Greqi: Vendi ideal për pushimet verore, me plazhe magjikeLima, Peru: Kulinaria e veçantë e këtij vendi, është bërë tashmë një magnet për turistëtGuajana: Dikur një koloni holandeze, Guajana po promovohet si një destinacion turistik, falë vendeve të saj mahnitëse natyroreAustralia Perëndimore: Laguna rozë Hutt dhe një mori atraksionesh të tjera natyrore, e bëjnë këtë vend shumë të dashur për turistëtKuala Lumpur, Malajzi: Në kryeqytetin e Malajzisë mund të provoni ushqime të shijshme nga çdo rajon i venditUmbria, Itali: Ky rajon italian pa dalje në det njihet si zemra e gjelbër e ItalisëAfrika e Jugut: E famshme sigurisht për safarit dhe jo vetëmNju-Meksiko, SHBA: Shteti i njohur si Toka e Magjepsjes, me peizazhet dramatike të shkretëtirës. Çdo vit organizon një festival me balonaBoise, Idaho, SHBA: Nëse dëshironi të notoni, të vraponi apo të ecni, kryeqyteti i Idahos është ideal për çdo sport Butani: Shteti në Azinë Qendrore pa dalje në det, por me bukuri mahnitëseSkocia Jugore: Eksploroni kështjellën Drumlanrig në Dumfries, si dhe rajone të tjera të Skocisë JugoreEl Salvador: Një shtet i vogël që ju jep mundësinë të vizitoni me lehtësi plazhet e shumta të Bregut të Paqësorit
Lonely Planet, botuesi më i madh i udhërrëfyesve turistikë në botë, ka zbuluar së fundmi destinacionet më interesante për t'u vizituar gjatë vitit 2023. Edicioni i këtij viti vjen në një format pak më ndryshe nga ai që ka qenë vitet e kaluara. Në vend të një liste të thjeshtë, destinacionet ndahen në pesë kategori: ushqim, mësim, udhëtim, çlodhje dhe zbulim.
Në listë përfshihet edhe Shqipëria, e cila vlerësohet për bukuritë e saj të shumta natyrore, por edhe si një vend me histori dhe kulturë. (A2 Televizion)