Ka rrëshqitur prej 5 vitesh, rrezik aksidentesh në rrugën Kukës-Peshkopi

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 12:56 | Aktualitet
Ka rrëshqitur prej 5 vitesh, rrezik aksidentesh në rrugën

Aksi rrugor që lidh Kukësin me Peshkopinë dhe që shfrytëzohet nga të paktën 17 fshatra, është kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës.

Pranë Kolesianit, ky aks prej vitesh ka pësuar rrëshqitje në njërin kah, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, të cilat detyrohen në këtë pjesë të lëvizin vetëm në njërin kah.

Këtë problematikë e ka denoncuar në prefekturën e Kukësit edhe drejtuesi teknik i firmës që mirëmban rrugën.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve, që janë të detyruar ta bëjnë çdo ditë këtë aks rrugor, shprehen për vështirësitë që hasin.

Gjendja pritet të bëhet akoma më problematike gjatë stinës së dimrit, ku reshjet e shiut dhe ngricat vështirësojnë akoma më shumë kalimin në këtë segment rrugor. Ndërsa autoritetet lokale shtetërore ende nuk kanë vendosur të ndërhyjnë edhe pse janë bërë disa projekte për riparimin e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos